E papritur! Konfirmohet nga federata para sfidës më të rëndësishme, ylli i sulmit rikthehet te klubi i tij

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se Veldin Hoxha dhe Edon Zhegrova nuk do të udhëtojnë drejt Irlandës. Ky takim është vendimtar dhe do të luhet të martën, më 17 nëntor në Dublin.

Lajm i papritur është për Zhegrovën që rikthehet te Juventusi. Për këtë të fundit raportohet një dëmtim.

“Përzgjedhësi Franco Foda, ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha. Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës, ndërsa Hoxha për shkak të pezullimit si pasojë e kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit”, shkruhet në njoftimin e federatës.

Ndeshja në transfertë është e fundit dhe më e rëndësishmja për Kosovën në Grupin B3. Ekipit të Fodës i mjafton edhe barazimi, për ta mbyllur në vendin e dytë. Automatikisht do të ishte në vazon e dytë për shortin e kualifikueseve të Europianit.

Zhegrova luajti dje si titullar ndaj Izraelit. Po ashtu iu afrua edhe golit, teksa dëmtimi i papritur raportohet një ditë pas ndeshjes.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×