“Paketa fiskale do të thellojë pabarazitë”, Tabaku: 130 mln euro që qeveria do të marrë nga familjet shqiptare, 90% shkojnë për klubin e oligarkëve

7f52ce2b B7da 457a Ac1e 99df62dd4323

Në një reagim në Facebook, Jorida Tabaku shprehet se në një vit të vështirë ekonomik, ku duhej që përpjekjet të drejtoheshin për të ulur pabarazitë dhe efektet e krizës të zbuteshin, paketa fiskale do të thellojë më shumë pabarazitë dhe ulë të ardhurat që do kenë familjet në fund të muajit.

Gjithashtu Tabaku thekson se 130 mln euro që do të marrë nga taksat e shtresës së mesme apo familjet shqiptare do të shkojnë 90% për të dyshuarit e përhershëm; Klubin e Oligarkëve

Statusi i plotë:

Përtej zhurmës, baltës, rrëmujës e lajmeve të zakonshme politike qytetarëve i intereson sa taksa do paguajë vitin e ardhshëm?

Janë 💰130 mln euro shtesë që do taksohen dhe do merren nga xhepat e çdo shqiptari, nga shporta e çdo familje shqiptare.

Në një vit të vështirë ekonomik, ku duhej që përpjekjet të drejtoheshin për të ulur pabarazitë, e efektet e krizës të zbuteshin, Paketa Fiskale do të thellojë më shumë pabarazitë dhe ulë të ardhurat që do kenë familjet në fund të muajit;

Në një vit ku këstet e kredisë për çdo shqiptar që ka marrë një kredi për shtëpinë apo kredi të tjera do të rriten;

Në një vit ku inflacioni dhe çmimet do të rriten me të përpjetë të madhe qeveria do vazhdojë të rrisë taksat për shqiptarët, sidomos shtresën e mesme;

– E nisën me rritjen 5 fish të çmimit të energjisë për mbi 100 mijë familje shqiptare që do ketë kosto ekstra prej 20 mln euro

– Peshqesh në paketën fiskale do të jetë edhe 17 mln euro taksa që qeveria ka vendosur t’ia marrë bizneseve të vogla dhe shtresës së mesme.

– 70 mln euro të tjera do të vijnë nga energjia ndërkohë që tarifat e larta për bizneset vendosura abuzivisht do të paguajnë këstet e Eurobondit që do të shtrenjtohen në vijim.

Dhe të mendosh që 130 mln euro që do të marrë nga taksat e shtresës së mesme apo familjet shqiptare do të shkojnë 90% për të dyshuarit e përhershëm; Klubin e Oligarkëve.

Arena e Lajmit

“Paketa fiskale do të thellojë pabarazitë”, Tabaku: 130 mln euro që qeveria do të marrë nga familjet shqiptare, 90% shkojnë për klubin e oligarkëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook