Klubi francez i Nisës, nuk ka të ndalur. Pas Aron Ramsej, ditën e sotme ka zyrtarizuar edhe portierin danez Kasper Shmajkëll. “Gardiani” 35 vjeçar largohet pas 11 vitesh nga Lestër Siti, teksa ka nënshkruar një kontratë me klubin francez, e cila do jetë e vlefshme për 3 vitet e ardhshme.

Gjatë gjithë këtyre viteve, pavarësisht në skuadër ka patur edhe portierë të tjerë të mirë, Shmajkëll nuk e ka diskutuar pothuajse asnjëherë vendin e titullarit, duke ofruar siguri për katërkëndorin e Lestërit.
Arena e Lajmit
and then