“Do vrisja politikanët në Lezhë”/ I veshur me antiplumb, si u bë arrestimi i 36-vjeçarit, telefonata e vëllait ‘alarmoi’ policinë

Antonio Leka

36-vjeçari Antonio Leka u arrestua ditën e djeshme pasi është kapur me një arsenal armësh.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se në momentin kur është arrestuar ka qenë i veshur me antiplumb, ndërsa në dëshminë e tij ka thënë se ishte nisur për të vrarë politikanët në Lezhë.

Ka qenë vëllai i 36-vjeçarit që ka lajmëruar policinë, duke e njoftuar se Antonio ka dalë i armatosur.

“Policia e Lezhës ditën e djeshme pas disa informacioneve ka bërë të mundur arrestimin e 36-vjeçarit. 36-vjeçari ishte i veshur me antiplumb. Pasi është marrë në pyetje ka deklaruar se ishte nisur të vriste politikanët në Lezhë. Antonio Leka në vitin 2005 u arrestua pasi ishte kapur duke shitur lëndë narkotike. Ka qenë telefonata e vëllait të tija që ka alarmuar policinë , pasi ka lajmëruar policinë se vëllai i tij ka qenë i armatosur. Gjithashtu pritet të bëhet edhe ekspertimi i gjendjes shëndetësore të 36-vjeçarit”, tha gazetari Igli Çelmeta.

Arena e Lajmit

“Do vrisja politikanët në Lezhë”/ I veshur me antiplumb, si u bë arrestimi i 36-vjeçarit, telefonata e vëllait ‘alarmoi’ policinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook