“Super taksë!”, Rama i prerë: Ndërhyrje ligjore, tokën bujqësore s’mund ta mbani peng, do e punoni ose…

Whatsapp Image 2022 11 05 At 10.56.07

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij për tokën bujqësore, që sipas tij nuk duhet të rrijë djerrë, por të punohet.

Ai tha nga Lushnja gjatë një takimi me fermerë se do të bëhet një ndërhyrje ligjore, me super taksë që të ndalojë pronarët e tokave që t’i mbajnë ato peng pa punuar. Sipas tij këto toka ose duhet të punohet, ose të jepen me qira.

“Shqiptarët nuk duhet të ikin në Greqi apo Itali. Është e kotë, është e kotë. S’kanë ça bën një shqiptar në Itali dhe Greqi, nëse është në sektorin bujqësor. Këtu ka ça bën. Krahasimi i drejtpërdrejtë pagë me pagë nuk mjafton. Në këtë fushë jam optimist. Kemi probleme dhe me tokën, të natyrës që mbajmë peng tokën. Këtë s’do e lejojmë.

Po përgatisim një ndërhyrje ligjore, ose punojë, ose jepe me qira, por s’mund ta mbash peng. S’mund të thuash; ajo është toka ime, ti e mban me plehra. Nuk mundet! Ose punojë, ose jepe. Do e bëjmë këtë me ligj, ose super taksë, ose me forma të tjera si vendet e tjera. Tokën që ti ke nuk mund ta mbash kot.”, tha Rama.

Arena e Lajmit

“Super taksë!”, Rama i prerë: Ndërhyrje ligjore, tokën bujqësore s’mund ta mbani peng, do e punoni ose…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook