Aksident në Cërrik, makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi

Aksident Ne Cerrik

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Cërrik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sektor Fermë”. Një automjet ka përplasur një këmbësor i cili për pasojë ka humbur jetën.

Viktima mësohet se është T. K., rreth 60-vjeç banues në Cërrik.  Sakaq shoferi E. H., 35 vjeç, ka rënë në prangat e policisë.

Njoftimi:

Aksidentoi një 60-vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, brenda pak minutash, autori i dyshuar.

Rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3, Cërrik, një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin T. K., rreth 60 vjeç, banues në Cërrik, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Falë veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara policore, është bërë i mundur identifikimi, kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e DVP Elbasan, i shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti. Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

 

Arena e Lajmit

Aksident në Cërrik, makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook