EMRAT/ Goditen me thikë nga persona të pa identifikuar, dy vëllezërit nga Mati nisen me urgjencë drejt Tiranës

Ambulance 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Bater e Madhe në njësinë administrative Komsi Mat.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se dy vëllezëritm Ardit dhe Kristi Hysa janë goditur me mjete të ftohta, tip thikë, nga disa persona akoma të pa identifikuar.

Vëllezërit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit, por se pritet të nisen me urgjencë drejtë Tiranës, njëri me helikopter meqë gjendja e tij është më e rëndë , ndërsa tjetri me ambulancë.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila ka bërë me dije se autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Blutë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit dhe se po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×