Milani e ndoqi për disa javë, por pretendimet e Frankfurtit për të përfituar 20 milionë euro e stepën Maldinin dhe drejtuesit e tjerë.
Në qendër të bisedimeve ishte Evan Ndika, qendërmbrojtësi që pavarësisht se është në skadencë kontrate nuk do të shitet.
Ai ka vendosur të mos lëvizë nga kuqezinjtë gjermanë duke pritur kështu fundin e akordit që daton më 30 qershor 2023. Në atë moment mëngjarashi do të vendosë për ofertën më të mirë.
Arena e Lajmit
