Pamje të frikshme! Faqja e malit në Krujë përfshihet nga zjarri, flakët rrezikojnë 30 banesa dhe disa biznese (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të frikshme është regjistruar sot në Krujë. Mësohet se një faqe mali në lagjen Abazaj është përfshirë nga flakët, ndërsa situata paraqitet tepër dramatike, pasi zjarri rrezikon t’i afrohet 30 banesave dhe bizneseve.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet vetëm një zjarrfikëse, ndërsa situata paraqitet tepër e vështirë në terren.

Sakaq, banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërkohë që kërkohet ndërhyrje me helikopter nga ajri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×