Lindi foshnjën rreth 5 kg, ndërron jetë 29-vjeçarja në maternitetin “Koço Gliozheni”

Koco Gliozheni Materniteti1

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në maternitetin e ri “Koço Gliozheni”. Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj rreth 5 kg.

Mësohet se e reja ka ndërruar jetë pas lindjes natyrales. Lindja është kryer ditën e shtunë. Pasi ka qëndruar në spital 24 orë, ka dalë me dëshirën e saj dhe ka ikur në shtëpi.

Pasi ka qëndruar një ditë në shtëpi, ka shfaqur probleme debulese dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është reanimuar, por pavarësisht ndihmës se bluzave të bardha, ditën e sotme ka humbur jetën.

Mësohet se nëna nuk kishte hemorragji, nuk ka pasur probleme në lindje. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për te konfirmuar shkakun. Kujtojmë se një rast i ngjashëm ndodhi dhe ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një 34-vjeçare ndërroi jetë pas një aborti.

Arena e Lajmit

Lindi foshnjën rreth 5 kg, ndërron jetë 29-vjeçarja në maternitetin “Koço Gliozheni”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook