
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD Jola Hysaj, ka ironizuar kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, lidhur me një reagim të kësaj të fundit për hapjen e zyrës së këshillimit për kategorinë e personave në nevojë. Sipas Hysaj, kjo zyrë është hapur me donacione, por që meritat i merr Emiriana Sako.
“Një premtim i mbajtur “me bukën e tjetrit”. Kështu konsiderohet projekti i premtuar i kryetares së bashkisë Emiriana Sako, për hapjen e zyrës së këshillimit për kategorinë e personave në nevojë, në bashkinë Sukth.
Një projekt ky i vënë në jetë nga UNDP, dhe fondacioni ” Ndihmë për Fëmijët” (NPF), i cili finalizohet në fund me foto dhe mesazhe mbajtjeje fjale, nga kryetarja e bashkisë Emiriana Sako. Aty ku propaganda kalon skajet e njerëzores dhe sapuni shitet për djathë!”, shkruan ajo në Facebook.