Barcelona ngec por “presidenti” Pike fiton, skuadra “e huaj” që ka në pronësi shkruan historinë në futbollin spanjoll

Kur Zherard Pike mori në pronësi klubin e Andorra FC në kategoritë e ulëta spanjolle, pakkush mendonte se mbrojtësi i Barcelonës do të arrinte ta drejtonte në futbollin profesionist. Por ajo që shihej si një kapriço e mbrojtësit më shumë se një projekt real sportiv, sot ka shkruar historinë e futbollit në Spanjë.

sadasdsadasd

FC Andorra debutonte sot në La Liga 2, duke u bërë skuadra e parë teknikisht “e huaj” që merr pjesë në këtë kampionat. Skuadra është me qendër në Andorra dhe luan ndeshjet e saj në stadiumin e këtij vendi, shumë pranë Barcelonës. Ajo luante sot në transfertë përballë Oviedos dhe ia ka dalë të mbyllë ndeshjen me një fitore duke marrë që në javën e parë një fitore.

Gjithçka ka ardhur me një fund dramatik të sfidës, e cila po i drejtohej barazimit 0-0. Por në minutën e 95-të, Kasadeus Kastro shënoi pas një goditje nga këndi, duke i dhënë suksesin historik Andorrës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×