Edhe Samir Handanoviç ka qenë në krah të trajnerit të tij, kur është pyetur mbi largimet e mundshme që mund të vijnë gjatë kësaj merkatoje.

“Është shumë e rëndësishme, për të mos thënë jetike, që ky grup të ngelet i paprekur. E njohim mirë njëri-tjetrin dhe kemi një bashkëpunim të shkëlqyer, për më tepër që të gjithë këtu e dinë mirë se çfarë duhet të synojnë. Do të luftojmë për titull, fillimi është gjithmonë i vështirë, por e dimë shumë mirë ku duam të arrijmë”, ka thënë kapiteni.
Më pas ai ka komentuar edhe rikthimin e Romelu Lukakut. “Romelu nuk ka pasur nevojë për t’u përshtatur me grupin. Na njeh të gjithëve dhe është një kampion që e ka treguar në stërvitje, por e ka provuar edhe gjatë ndeshjes. Presim dhe kemi besim se do të bëjë të njëjtën gjë edhe në vazhdim”, u shpreh slloveni 38-vjeçar.
Arena e Lajmit
and then