“Janë si një pikë uji e ndarë më dysh”, Berisha krahason portin e Durrësit me inceneratorët: Model ‘copy paste’ i krijimit të ndërmarrjes së dytë më të madhe të Ramës

Fghghfghj

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ka folur mbi projektin e portit të Durrësit të cilin e ka krahasuar me aferën e inceneratorëve duke e cilësuar atë si një “model copy-paste’ i krijimit të ndërmarrjes së dytë më të madhe të Edi Ramës.

Sipas tij djegësit dhe Marina-Bay janë dy gjëra diametralisht të kundërta por në praktikë janë si një pikë uji e ndarë në dysh, ndërsa shtoi se të dyja rastet shkelin çdo ligj të Shqipërisë.

“Këtu është një model copy-paste i krijimit të ndërmarrjes së dytë më të madhe të Edi Ramës si ajo e djegësve. Djegësit me Marina-Bay janë dy gjëra diametralisht të kundërta por në praktikë janë si një pikë uji e ndarë në dysh. Njësoj si me djegësat, bëhet një procedurë super e përshpejtuar, keni dëgjuar ju që Agaçi i djegësve arriti në 24 orë të mbledhë 17 firma, edhe këtu njëlloj kjo marrëveshje, këto kontrata, këto akte me atë që u miratua në vitin 2020 u miratuan me procedurë të përshpejtuar se hajduti beson se me shpejtësi do zhdukë gjurmët e tij.

Ndërmarrja e parë e Edi Ramës, ajo e djegësve me ndërmarrjen e dytë, kjo e portit janë siameze, janë të ngjashme si dy pika uji sepse shkelin çdo ligj e çdo kushtetutë të Shqipërisë. Të dyja zhvillohen pa garë, të dyja zhvillohen me sipërmarrës të paracaktuar, të dyja zhvillohen me financime nga off-shore, a i shihni ju këto ngjashmëri? Njëlloj si me djegësit, në të cilët dalin gugalet, mëritrët e të tjerët si maskë e Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Agaçit e Erion Velisë, dhe këtu kemi skemë identike, 4 herë ndryshon emrin sipërmarrja për të cilën votoni ju sot. Janë maska që vë për të fshehur vjedhjen e tmerrshme që bën.

Porti i Durrësit është një akt armiqësor sepse zhduk portin më të leverdishëm që kanë patur, portën më jetike të daljes dhe hyrjes së mallrave. Rrit për çdo qytetar de facto çmimin e mallrave për shkak të transportit sepse tani do bëhet nga Selaniku e Tivari dhe jo nga portet shqiptare. Në vitet 2005-2009 u bë një betejë e madhe për rrugën e Kombit, motivi më madhor ishte mbi gjeostrategjinë, dhe sot Rama lë Shqipërinë pa porte.”, tha Berisha.

“Janë si një pikë uji e ndarë më dysh”, Berisha krahason portin e Durrësit me inceneratorët: Model ‘copy paste’ i krijimit të ndërmarrjes së dytë më të madhe të Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook