Pjesë e parë e çmendur ajo mes Paderborn dhe Holstein Kiel e vlefshme për Bundesligën 2 gjermane. Plot 7 gola të shënuar në harkun kohor të 45 minutave, teksa Paderborni udhëhoqi me rezultatin 5-2.
Interesant është fakti se serinë e golave në këtë duel e hapi shqiptari i Kosovës, Muslija, i cili në minutën e 7-të, shndërroi në gol një 11-metërsh, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.
Miqtë barazuan fillimit në minutën e 10-të, teksa Paderborni shënoi edhe 4 gola të tjetër në harkun kohor të 25 minuta (13’-38’). Ndërkohë golin e dytë Holstein Kiel e shënoi në minutën 45+1’ duke bërë që pjesa e parë të përfundonte me rezultatin 5-2.
Arena e Lajmit
