ZYRTARE/ Talenti shqiptar largohet nga Interi dhe transferohet te skuadra e… Katanias

Shqiptari i Kosovës, Donart Lubishtani, do të vijojë karrierën te Katania në Serinë D italiane. Lojtari nga Ferizaj ka firmosur me ekipin italian, që falimentoi në muajin prill dhe tashmë do të kërkojë të ringrihet nga kategoria më e ulët. Lubishtani së fundmi qe pjesë e akademisë së Interit, ku u aktivizua me ekipin U-18.

LUBISHTANI

Futbollisti 18-vjeçar ka lindur në Malmo të Suedisë dhe luan si anësor i majtë. Ai ka qenë pjesë edhe e Kosovës U-19, ku debutoi në muajin mars të këtij viti në miqësoren ndaj Shqipërisë U-19.

Lubishtani ka luajtur me ekipet U17 të Malmos dhe Chievos, ndërkohë që verën e kaluar kaloi tek ekipi U18 i Interit, ku mbajti veshur për 9 ndeshje fanellën zikaltër, teksa tashmë do të kërkojë të shndërrohet në protagonist te Katania në divizionin e katërt.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×