Erzeni ka debutuar me fitore në “Abissnet Superiore”, duke mundur në Durrës Vllazninë me rezultatin minimal 1-0.
P.Pashollari
Pjesa e parë foli vetëm për skuadrën shijakase, e cila gjeti avantazhin në minutën e 22’ me Alan Rodrigez, i cili realizoi një supergol nga goditja e dënimit.
Në pjesën e dytë, Jopsa hodhi disa lojtarë në sulm për të ndryshuar rezultatin, por pavarësisht rasteve të shkodranëve, asgjë nuk ndryshoi.
Kështu Erzeni rikthehet me një fitore pas 19 vitesh në Superiore teksa javën e ardhshnme do të ndeshet me Kastriotin në transfertë. Nga ana tjetër skuadra e Josës duhet ta harrojë sa më parë këtë humbje dhe të përgatitet për sfidën me Kukësin në shtëpi.
REZULTATI: Erzeni-Vllaznia 1-0
Alan Rodrigez 22′
MINUTË PAS MINUTE:
90+6′ Mbyllet sfida!
90+5’ Xhika ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.
90+4’ Sadiki bën heroin për shijakasit, ku dy herë i mohon golit shkodranëve.
90+4’ Mehmeti merr një top shumë të bukur, por humbet një rast të pastër për të mbyllur sfidën.
90+3’ Gurishta kroson drejt zonës, por Peposhi tregohet i vëmendshëm dhe largon rrezikun.
90’ Gjyqtari i katërt akordon 6 minuta shtesë.
89’ Mehmeti merr një top të bukur brenda zonës, por tentativa e tij me të djathtën përfundon mbi kuadrat.
87’ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Kadriu, në vendin e tij futet Goga.
85’ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Jonuzi dhe futet Kruja.
77’ Vllaznia i shkon shumë pranë barazimit me Çobën, por topi largohet në momentin e fundit nga Sadiki në vijën fatale.
70’ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Alan Rodrigez dhe në vendin e tij futet Souza Oliveira.
67’ Latifi kombinohet bukur me Vulajn, me këtë të fundit që lëshon një gjuajtje nga brenda zone, por me topin që devijohet për një goditje këndi.
66’ Iljazi ndëshkohet me kartonë të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Çobës.
65’ Kadriu lëshon një gjuajtje të bukur nga distanca, me Zogoviç që nuk e ndalon siç duhet, por Jonuzi arrin ta largojë rrezikun.
64’ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Kaina dhe futet Çoba.
60’ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Krasniqi i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Troplini.
56’ Krasniqi përplaset me bërrylin e Kainës dhe gjyqtari ndëshkon me karton të verdhë brazilianin.
55’ Kaina përfiton nga një top i mbetur në zonë për të lëshuar një goditje, por tentativa e tij nuk shkon drejt portës.
54’ Latifi hedh një top drejt shtyllës së dytë, por topi largohet.
53’ Krasniqi shkakton një faull ndaj Latifit. Goditje dënimi për Vllazninë.
48’ Ardit Hoxhaj tenton të godasë me një roveshatë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
46′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Marku dhe në vendin e tij futet Vulaj.
46′ Starton pjesa e dytë!
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45+1’ Avdiu lëshon një gjuajtje mjaft të bukur me të djathtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
45’ Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë.
45’ Osmanllari liron të djathtën nga distanca por tentativa e tij shkon shumë larg kuadratit.
44’ Jonuzi shikon lëvizjen e Latifit, por Peposhi tregohet i vëmendshëm dhe nuk e lë topin të depërtojë.
35’ Marku lëshon një krosim nga goditja e këndit dhe Shehi arrin ta gjejë topin me kokë, por portieri Xhika e kontrollon pa probleme.
29’ Marku lëshon një krosim drejt zonës nga goditja e dënimit, por topi largohet pa probleme nga mbrojtja shijakase.
22’ GOOOL ERZENI 1-0/ Alan Rodrigez lëshon një gjuajtje nga goditja e dënimit duke dërguar topin në rrjetë me një supergol.
12’ Rodrigez lëshon një gjuajtje nga distanca, por topi devijohet me Zogoviç që e kontrollon pa probleme.
11’ Goditje dënimi në limitet e zonës për Erzenin. Shehi shkakton një faull ndaj Avdiut.
5’ Marku kroson topin nga goditja e këndit dhe lojtarët e Erzenit e largojnë me vështirësi nga zona e tyre.
1′ Starton sfida në Durrës!
FORMACIONET ZYRTARE:
ERZENI: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi, Osmanllari, Mehmeti, Alan Rodriges, Kahrimanoviç, Avdiu, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Shehi, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Marku, Latifi, Hoxhaj, Kaina. Trajner: Mirel Josa.
GJYQTARË: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartaraj, Orges Grabova.
VAR: Ardian Beqiraj, AVAR: Dojando Myftari

Arena e Lajmit
and then