
Bayern Munich ka lënë pikë në transfertën ndaj Hamburgut, duke u ndalur në një barazim 0-0 në kuadër të javës së 11-të të Bundesligës. Një mbrëmje e vështirë për skuadrën e Vincent Kompanyt, e cila u detyrua të luante me një lojtar më pak që në fundin e pjesës së parë.
Momenti më i rëndësishëm i takimit ishte përjashtimi i Joshua Kimmich. Kapiteni i bavarezëve u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e 44-të, pas një reagimi të dhunshëm ndaj Alexander Røssing-Lelesiit, të cilin e kapi dhe e tërhoqi nga flokët pas një përplasjeje mes tyre.
Ky episod e vështirësoi edhe më shumë misionin e Bayern Munich, që tashmë duhej të përballonte pjesën e mbetur të takimit me dhjetë lojtarë.
Bavarezët vinin në këtë sfidë me mungesa të rëndësishme në skuadër, mes tyre Harry Kane, Michael Olise dhe Jamal Musiala, duke e bërë edhe më të komplikuar përballjen në transfertë.
Hamburgu kërkoi të shfrytëzonte epërsinë numerike, por rezultati nuk ndryshoi deri në vërshëllimën përfundimtare.
and then