Drejtonin automjetet në gjendje të dehur, dy të arrestuar në Vlorë

1660981824 Vlore770x431

Policia Vlorë ka arrestuar dy shtetas, ndërsa një tjetër do të procedohet në gjendje të lirë.

Shtetasi me iniciale A. Rr., 62 vjeç, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Ndërsa  shtetasi me iniciale A. B., 66 vjeç, banues në Sarandë, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe është përfshirë në aksident rrugor, me automjetin me drejtues shtetasin A. Z.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ditën e djeshme është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin K. D., si dhe i ka dëmtuar atij, xhamin e automjetit.

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan shtetasit:

-A. Rr., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-A. B., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor, me automjetin me drejtues shtetasin A. Z.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Drejtonin automjetet në gjendje të dehur, dy të arrestuar në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook