E rëndë në Berat, makina përfundon në kanal pasi përplaset me shtyllën dhe merr flakë, vdes i riu

Berat Policia (6)

BERAT

Një 28-vjeçar ka humbur jetën në Berat, pasi makina që drejtonte është përplasur me një shtyllë, ka rënë në kanal dhe është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve zyrtare, gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi Klajdi Merkaj, 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×