Starti perfekt i sezonit, Arteta tregon “sekretin” e Arsenalit: Merita është e…

Arsenali vazhdon të marshojë më ritëm kampioni në këtë fillimsezoni në Premier Ligë, duke regjistruar edhe viktimën e tretë në po kaq javë. Bornmëthi goditet tri herë nga “Topçinjtë”, të cilët ruajnë mesataren e frikshme të golave (tri për ndeshje), por konfirmon se Gabriel Zhezus, edhe pse nuk shënoi, është njeriu që frymëzon Arsenalin.

zhezus

“Këtë sezon kemi një shkëndijë të madhe besimi, të cilën e ka sjellë në skuadër Gabriel Zhezus. Mentaliteti fitues që ai ka, ka përfshirë të gjithë grupit. Është mahnitëse të shohësh sesi ai lufton në çdo top dhe kaq mjafton që t’i transmetojë kurajë dhe energji pozitive skuadrës, për të mos thënë pastaj që është ai protagonisti i çdo goli dhe aksioni të rrezikshëm që ndërtojmë.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk jam i lumtur nga pjesa tjetër. Përkundrazi, Saliba është ai që më ka surprizuar më shumë. Nuk e mendoja që të ishte kaq i ftohtë dhe cinik përpara portës. Pavarësisht komplimentave, mos harrojmë se në fund po bëjnë vetëm deryrën, asgjë më shumë”, tha trajneri Arteta.

Arena e Lajmit


Starti perfekt i sezonit, Arteta tregon “sekretin” e Arsenalit: Merita është e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook