
Egnatia do të luajë nesër ndeshjen e katërt në fazën e ligës së UEFA Conference League, teksa do të presë skuadrën e Lincoln Red Imps në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:45.
Pas tri ndeshjeve të para në këtë kompeticion, kampionët e Shqipërisë rikthehen në fushën e lojës për një tjetër përballje europiane, këtë herë përpara tifozëve shqiptarë në kryeqytet.
Biletat për ndeshjen Egnatia – Lincoln Red Imps janë në shitje online në platformën ebileta.al. Të gjithë tifozët dhe futbolldashësit kanë mundësinë të jenë të pranishëm në “Air Albania” dhe të mbështesin skuadrën rrogozhinase.
and then