
Luka Modric nuk do të jetë pjesë e Milanit në ndeshjen ndaj Olympiacos. Mesfushori kroat ka pësuar një problem muskulor në këmbën e djathtë, çka e detyron të qëndrojë jashtë fushave për ndeshjen e ardhshme.
Shqetësimi u shfaq pas fitores së thellë 5-1 ndaj Frosinones, takim në të cilin 40-vjeçari qëndroi në fushë gjatë gjithë 90 minutave.
Kontrollet e para kanë dhënë sinjale pozitive, pasi dëmtimi nuk konsiderohet i rëndë. Megjithatë, Milani nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik me një nga futbollistët më me përvojë të skuadrës.
Përveç sfidës me Olympiacos, në pikëpyetje është edhe aktivizimi i Modric në përballjen e kampionatit ndaj Cagliarit të hënën.
and then