Vazhdon gjyqi ndaj mbrojtësit të Sitit, një prej akuzueseve i nxjerr “të palarat” francezit: Zgjati vetëm 20 sekonda…

Vazhdon ende gjyqi ndaj mbrojtësit të Mançester Sitit, Benxhamin Mendi lidhur me akuzat për përdhunim që janë ngritur ndaj tij gjatë periudhës 2018-2020.

mendi

Dëshmi të reja mbi ngjarjen kanë ardhur nga një prej denoncueseve e cila ka treguar historinë e saj me francezin dhe sesi ai ka arritur ta përdhunojë pasi e kishte futur në shtëpinë e tij.

“Isha e ftuar në shtëpinë e tij për një festë dhe më pas shkuam në një dhomë kinema që ai e mbante si të fshehtë.  Aty ai filloi të më puthte dhe të më prekte, i thash se nuk e njihja.

Më pas ai këmbëngulte dhe më kapi me forcë. Zgjati vetëm 20 sekonda, por u ndjeva shumë keq me veten time më pas. Nuk dija si të veproja, nuk doja ta pranoja atë që ndodhi dhe ndihesha shumë e vetmuar.”, u shpreh vajza identiteti i së cilës mbahet i fshehur.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×