Çelsi largon një tjetër sulmues, 21-vjeçari një hap larg transferimit në Gjermani

Kallëm Hadson-Odoi është një hap larg transferimit në Bundesligë, te Bajer Leverkuseni. Çelsi është në negociata të avancuara me klubin e “Aspirinave” për një huazim të sulmuesit të krahut, i cili dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge”, në mënyrë që të ketë mundësi për të luajtur më shumë këtë sezon.

hadson-odoi

21-vjeçari, i cili paguhet më shumë se 100mijë paund në javë në Londër, u kërkua për një kohë të gjatë nga Bajerni i Mynihut. Pas një dëmtimi serioz në kavilje, ai humbi kreditet dhe vuajti për tëgjetur hapësirë te blutë e Londrës. Odoi do të lejohet të largohet këtë merkato bashkë me mbrojtësitEtan Ampadu, i cili është një objektiv i Specias dheTrevoh Çalobah, i cili është shfaqur si opsioni i parëi Interit për qendrën e mbrojtjes.

Odoi luajti vetëmnë 11 ndeshje për Çelsin në Premier Ligë sezonin eshkuar dhe këtë sezon nuk është aktivizuar endepër skuadrën e Tomas Tuhelit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×