“Ka thirrur në ambasadë deputetë për t’i vënë kundër meje”, Berisha për ambasadoren Kim: Kam informacion të plotë, një akt i turpshëm, por sot…

Berisha843

Kryedemokrati Sali Berisha tha sot ndër të tjera se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka thirrur në ambasadë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, për t’i vënë kundër tij.

I pyetur se  nëse mes këtyre deputetëve kishe edhe demokratë dhe sa prej tyre i janë nënshtruar, Berisha tha se ka informacion të plotë, por se nuk do të flasë sot për këtë teme.

“Kam informacion të plotë për thirrjen që u ka bërë deputetëve, nuk kam asnjë informacion për secilën bisedë, por për disa. Ai ka qenë një akt i turpshëm, i paimagjinueshëm. Një diplomat s’mund të zhvillonte kurrë një aktivitet të tillë, dhe e bëri vetëm për të ndihmuar Ramën, siç ofendoi demokratët me barin, por unë nuk dua të flas sot për të”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×