“Miqësia shqiptaro-kroate i ka rrënjët e forta historike!”, Meta ndan foton nga takimi me ish-presidentin Mesić, uron për rezultatin kombëtaren e Kroacisë

318567826 701812487980656 6930319207175553954 N

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar këtë të shtunë ish-presidentin kroat Stipe Mesić.

Teksa ka publikuar një foto ku shihet bashkë me Mesić, Meta nënvizon rëndësinë e miqësisë shqiptaro-kroate, ndërsa nuk harron pa uruar kombëtaren e këtij shteti për kualifikimin në Kupën e Botës.

MESAZHI I METËS
🇦🇱🤝🇭🇷 Miqësia shqiptaro-kroate ka jo vetëm rrënjë të forta historike por fuqizohet falë kontributeve të vazhdueshme të personaliteteve të shquara si ish-Presidenti Stipe Mesić. Shumë urime Kroacisë edhe për kualifikimin si një nga 4 ekipet e Botërorit që do ndeshen për Kupën e Botës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×