“Paligjshmëria me kullat në mes të Tiranës”, Bozdo për shembjen e ‘Prestige Resort’: Skenë e shëmtuar! Nëse nuk je me Ramën, konsiderohesh kundërshtar i tij

Eno Bozdo Me Prestigin

Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo iu bashkua reagimeve për shembjen e paligjshme të Prestige Resort, i cili me urdhër të qeverisë u hodh në erë me 7 kg tritol.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 Bozdo tha se hedhja në erë e një hoteli me leje, ishte skenë e shëmtuar.

Sipas tij, kjo gjë ndodh kur nuk je me Ramën, duke u konsideruar si kundërshtar i tij.

“Hidhemi te Resorti Prestige, që jeni të prekur drejtpërdrejtë. Por ato pamjet ku hidhet në erë resorti trishtojnë këdo. A ka pasur dokumente? Po? Leje? Po. Pse nuk ju dha mundësi pronarëve që të zgjidhnin të çështje.

Pse s’ju dha kohë? Pse nuk u konfirmua? Pse? Sepse ke dalë nga rreshti. E drejta në fund të ditës do merret. Po atë skenë të shëmtuar? Ku ai ka paligjshmërinë në mes të Tiranës. Standardi i kësaj qeverie është; Ose ti je klienti i qeverisë, ose nëse s’je klienti i saj dhe mban linjën tënde, ti je pre e goditjes. Kjo ka ndodhur me Prestige Resort, dhe do ndodhë dhe me të tjerët. Ndaj nuk do ndalet me kaq ai. Duhet të gjithë bashkë të përmbysim situatën ose ky vend është i pajetueshëm realisht.”, pohoi Bozdo.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×