Konfirmohet lajmi i dhënë nga “Panorama Sport” për afrimin e një sulmuesi brazilian në radhët e Erzenit. Bëhet me dije se lojtari në fjalë do të mbërrijë në Shijak ditën e sotme. Patrik Karvajo Nonato vjen nga ligat e ulëta të kampionatit brazilian dhe pritet t’i japë teknikë dhe forcë sulmit të skuadrës shijakase.

Ai është 25 vjeç dhe 1.83 metra i gjatë. Me ardhjen e tij sulmi bëhet pa dyshim reparti më i populluar tek Erzeni, që e nisi mbarë sezonin në Superiore, duke mposhtur në mënyrë surprizuese pretendenten për titullin, Vllazninë. Me afrimin e Patrikut, me shumë mundësi do të mbyllet merkatoja e kësaj vere për ekipin e Erzenit.
TIFOZËT- Klubi shijakas ka publikuar gjithashtu një njoftim për tifozët në lidhje me organizimin e tyre dhe krijimin e një lloj tifo-grupi. “Klubi i Futbollit Erzeni njofton të gjithë tifozët dhe sportdashësit se kemi filluar të bëjmë organizimin e tifozëve dhe fton cilindo të bëhet pjesë. Organizimi i tifozëve bëhet në mënyrë vullnetare.
Detyra e klubit është vetëm orientimi i saktë dhe krijimi i urave të komunikimit për të lehtësuar hyrje-daljen nëpër stadiume, politikat lehtësuese për biletat kur luajmë në shtëpi etj. Për të përmirësuar komunikimin në kohë reale lutemi që cilido që dëshiron të bëhet pjesë e grupimit të tifozëve dhe të marrë Kartën e Tifozit, të dërgojë kartën e identitetit nëpërmjet”, shkruhet në njoftim.
ROLAND FAJA – Arena e Lajmit
and then