Albert Koja, “Mbreti i pistës”! Në kujtim të një legjende!

Ka emra që nuk i përkasin vetëm një periudhe sportive, por mbeten pjesë e historisë. Një prej tyre është Albert Koja, mjeshtri i atletikës shqiptare, të cilit spordashësit e kohës e thërrisnin si “Legjenda e Atletikës apo “Mbreti i pistës”.

Fitues i mbi 100 garave në aktivitete Kombëtare, me 31 tituj kampionë kombëtarë në katër disiplina të vrapimit përfshirë edhe 5 garësh. Albert Koja ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme, duke u bërë një nga atletët më të suksesshëm të brezit të tij. Në historinë e atletikës shqiptare, emri i tij lidhet me garat e 400, 800 dhe 1500 metrave, distanca që kërkojnë cilësi të ndryshme fizike, shpejtësi, rezistencë dhe një përgatitje të lartë sportive.

A7dc8e2a A540 438b B15a 64b86d1dd7d0
A7dc8e2a A540 438b B15a 64b86d1dd7d0

31 tituj kampionë, një bilanc i jashtëzakonshëm
Albert Koja arriti një bilanc të rrallë në kampionatet shqiptare të atletikës. Në vitet 1948-1958 Koja përfaqësonte kampionin absolut me fitoi 31 tituj kampioni dhe 23 rekorde kombëtare perfshi edhe 2 të periudhës së paraluftës.

Gara

Titulli “Kampion”

400 m

8 herë

800 m

11 herë rradhazi

1,500 m

6 herë

5 Garësh

6 herë

KAMPION

31 herë

C4cee86e Be89 4ec6 Be52 61598e769955
C4cee86e Be89 4ec6 Be52 61598e769955

Por, madhështia e Albert Kojës nuk qëndron vetëm te numri i titujve. Ai ishte gjithashtu rekordmen kombëtar në të tria distancat, një arritje që e vendos mes emrave të veçantë të historisë së këtij sporti.
Në një analizë historike, gazetari dhe studiuesi i njohur sportiv Besnik Dizdari e përfshin Kojën mes tre atletëve shqiptarë që kishin mbajtur në të njëjtën periudhë rekorde kombëtare në tri disiplina të ndryshme.

50d2e771 71c8 4c5f B9ae 3732e0dc9f13
50d2e771 71c8 4c5f B9ae 3732e0dc9f13

23 Rekordet që sfiduan kohën
Për të kuptuar rëndësinë e arritjeve të Albert Kojës, duhet të kthehemi në Shqipërinë e viteve ’40 dhe ’50, në një periudhë kur atletika shqiptare po ndërtonte historinë e saj konkurruese.

Në vitin 1948, Koja regjistroi kohën 2 minuta e 08.7 sekonda në garën e 800 metrave.

Tre vjet më vonë, në vitin 1951, shënoi rezultatin 4 minuta e 18.6 sekonda në 1500 metra.

Ai mbajti rekord kombëtar edhe në 400 metra të cilin e përmirësoi nga viti në vit nga 54.2 në 52.4 sekonda duke plotësuar një bilanc të rrallë në tri distanca të ndryshme.

Në kushtet e sportit shqiptar të kohës, këto arritje përfaqësonin një nivel të rëndësishëm konkurrues dhe dëshmonin për përgatitjen e tij në distanca të ndryshme.

Nga babai te i biri, një trashëgimi kampionësh
Historia e Albert Kojës bëhet edhe më domethënëse kur lidhet me familjen e tij. Babai, Jorgji Koja, ishte një prej pionierëve të atletikës shqiptare dhe katër herë kampion kombëtar në periudhën e paraluftës. Ai ishte ndër emrat që kontribuan në zhvillimin e garave të distancave të gjata dhe më pas u bë trajner i të birit.
Jorgji dhe Albert Koja përfaqësojnë dy kapituj të së njëjtës histori, atë të një familjeje që la gjurmët e saj në atletikën shqiptare.

Albert Koja, “Mbreti i pistës”, një emër që meriton të mos harrohet
Albert Koja i përket atij brezi sportistësh që ndërtuan historinë e atletikës shqiptare përmes punës, disiplinës dhe rezultateve. Të fitosh një titull kampion është sukses. Ta përsërisësh këtë arritje 31 herë në disiplina të ndryshme është dëshmi e një karriere të rrallë. Albert Koja përfaqësoi denjësisht atletikën shqiptare edhe në garat ndërkombëtare të kohës. Një tjetër gjurmë në historinë e tij prej kampioni la konkurimi në garat ndërkombëtare në të cilat Koja, në 800m regjistroi kohën 1 minutë e 57.6 sekonda në Bukuresht dhe e përmirësoi atë në Moskë në 1 minutë e 57 .1 sekonda brenda të njëjtit vit (1957).

Studimet jashtë vendit, njohurit e thelluara, titujt , rekordet dhe pasioni e përkushtimi për sportin i garantuan Kojës, që në vitet 1958-1980, të shkëlqente si trajnier me Klubin Dinamo dhe Ekipin Kombetar duke siguruar rezultate të larta dhe thyerje të rekordeve.

Kampioni i shquar Rauf Dimraj e cilëson trajnerin e tij Albert Koja si një nga trajnerët më të shquar në historinë e atletikës shqiptare. Me të njëjtin përkushtim Alberti përcolli dashurinë për edukimin fizik në breza të shumtë të nxënësve të tij.

Albert Koja ishte nga ata njerëz që madhështinë nuk e mbajnë si titull, por e dëshmojnë në mënyrën si jetojnë. Bashkëshort i përkushtuar, baba i dashur dhe njeri me një thjeshtësi të rrallë, ai e jetoi jetën me ndershmëri, guxim e dinjitet, duke lënë gjurmë jo vetëm në historinë e sportit, por edhe në jetën e atyre që njohu e që pati pranë.

Prandaj , një homazh për të nuk është thjesht një rikthim nostalgjik në të kaluarën. Është një akt respekti për historinë e sportit shqiptar dhe për ata njerëz që e ndërtuan atë me talent dhe përkushtim.

Albert Koja, “Mbreti i pistës”, mbetet një nga emrat që meritojnë një vend të veçantë në kujtesën e atletikës shqiptare. Sepse kampionët fitojnë gara, ndërsa figurat e mëdha sportive lënë pas një histori që u përket brezave.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×