Inceneratorët/ Agron Shehaj: Jeni ju pas një kompanie off shore në Holandë. Reagon Rama: Jeni idiot apo bëni vetë? Akuza ekstreme

Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në Kuvend akuzave të bëra nga deputeti Agron Shehaj, i cili e akuzoi se ishte pjesë e një kompanie off shorë në Holandë.

“Inceneratori i Tiranës, i është dhënë Klodian Zotos. Pastaj zbuluam se nuk kishte njeri nga pas, po ai që kishte Elbasanin dhe Fierit. Ju ia dhatë kontratën Zotos, ai ia dha një kompanie në Holandë. Doli që Zoto ka kryer korrupsion dhe prapë ky i Tiranës është në pronësi teorikisht i një kompanie në Holandë. Kompania është offshore ne nuk e dimë se kush janë pronarët. Fakti që ju i jepni një njeriu që dihet se është i përfshirë në aferë, duke e ndihmuar dhe dhënë monopolin e inceneratorëve, fakti që ju vazhdoni e paguani, inceneratori i Tiranës është në kërkim të një personi në kërkim. Paratë kalojnë nga Bashkia e Tiranës te xhepi i Cafaljones. Pse them se jeni ju? Se unë krijova bindjen se pashë çfarë ndodhi me kompaninë D Albania. Kjo kompani, mashtroi. Ju i dhatë miliona euro. Ju e paguani pavarësisht se janë të korruptuar. Ndaj unë mendoj se jeni ju, ose jeni të paaftë ose ju gënjen Zoto. Hajde na tregoni të vërtetën”, tha zoti Shehaj

Rama u shpreh se nuk mund të bëhen të tilla akuza pa fakte.

“Jeni idiot apo bëni vetë? Sepse ju thatë që unë fshihem pas një off shore në Holandë dhe unë ju thashë a ka mundësi të vini këtu e të sillni provën për këtë që thoni sepse kjo është shumë e rëndë.
Dhe ju ta thoni këtë literalisht do të thotë që dispononi një provë, dhe un pra nuk duhet të jem aty por para drejtësisë. ju ftova të jepni provën dhe në gjithë atë që thatë nxora dilemën time: jeni idiotë apo bëni vetë? Sepse ti thuash tjetrit që është në krye të qeverisë që je i fshehur pas një kompani off shore e të dalësh e të bësh një skeç se rruga Tiranë-Vlorë është kaq kilometra dhe unë kam lindur në Selenicë e me këtë deduktoj se gjyshja jote është kaq vjeç, unë nuk di ç’të them. Këto janë akuza ekstreme. nuk mund të zini foltoren e Kuvendit e ti drejtoheni një publiku të tërë e ti thoni kryeministri fshihet pas një off shore sepse nëse është e vërtetë duhet ë veprojë menjëherë drejtësia. Është njëlloj si të them ju zoti Shehaj jeni në kërkim ndërkombëtar por se them dot pa prova. Bëtë gjithë atë tiradë akuzash dhe në fund fare ju thash me mirësi më jepni provën ku keni dalë në këtë konkluzion. Përmendët ca emra që as i njoh e si kam takuar kurrë. Por unë ju kuptoj shumë mirë ju që bëni akuza penale pa fakte, i bëni vetë, ose i keni bërë vetë ose po të ishit në pozitën që të kishit mundësi ta bënit do e kishit bërë. Mua nuk më shkon mendja se nuk i bëj këto çudira”, tha kryeministri.

Shehaj: Si më kalon mua nëpër mendje se pas kompanisë Off Shore mund të jeni ju ministrat tuaj? Si mund të mos më kalojë, ministria juaj i dha në 26 vjeçari, i pranoi aplikimin para se ta bënte, e thotë VOA, të merrte tenderin 20 mln euro për një kompani off shore. Edhe atë rast unë nuk i kisha provat por u vërtetua, se ndaj janë off shorë që të mos gjendet për ta fshehur. S’mund të më kërkoni të sjell provën që pas kompanisë fshiheni ju. E bërë një herë edhe u kapët. Unë ja dhashë tenderin 26-vjeçarit që kishte falsifikuar gjithçka?

Rama: O zotëri e kupton ca thua apo jo, se je në konflikt permanent me gjuhën. Të gjithëve këtu i bie tu thuash je off shore. Më thua fyerje, cilat? unë nuk të thash je idjot të thash je apo jo. Ti më thua mua kriminel sepse një kryeministër që është i fshehur off shorë ëhtë kriminel, del avokati i avoketërve që ta bën të bardhën të zezë e të zezën të bardhë, e thotë dashke prova.

Kompania jo vetëm që ska marrë asnjë lek, se edhe gënjen, por kompania ki ka lënë të tëra paratë që vuri garanci se ja mori buxheti i shtetit. Je në vete apo jo? U bë për të thirrur urgjencën këtu. Shko e bëj një skaner një gjë. Ose ke arsye për të bërë vetë pastaj. Por ti smë tregon dot mua as ku shkollohen fëmijët  e mi as ça bën familja ime. Askush. jeni bërë fare, nuk keni as frena, nuk kuptoni asgjë, nuk e di si ja bëni natën. Për gjërat që fole ka një provë të madhe, ka një sistem drejtësie që po bën punën e vet detaj pas detaji.

Ti më thua ministri. Unë jam kryeministri. Kush je ti që vjen këtu e thua je i fshehur off shore

Bylykbashi: Je si tango e gjimnazit 2 me 1. I mërzitshëm.

Është shumë e vështirë për shqiptarët të mos kuptojnë çpo ndodh me inceneratorët. Në Itali e bën mafia këtu e bën qeveria. SPAK nuk ka këllqe, por ndiq paratë se në fund do të çojë vetëm tek një vend.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×