Hysaj, Kumbulla e Gjimshiti/ Italia lë pa mbrojtës Shqipërinë

Një valë e pazakontë dëmtimesh ka përfshirë Kombëtaren shqiptare pak javë përpara ndeshjeve të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës. Trajnerit Edi Reja do t’i duhet të bëjë shumë lëvizje për shkak të mungesave të sigurta për shkak dëmtimesh, sidomos në repartin e mbrojtjes dhe që të tre janë pjesë e Serisë A.

KOMBETARJA

Për Berat Gjimshitin tashmë dihet se do të duhen gati 2 muaj, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Milanit, në fyellin e këmbës. Ndërkohë, i pafat ka qenë edhe Marash Kumbulla në ndeshjen e nisur si titullar ndaj Kremonezes. Futbollisti i verdhekuqve pas 28 minutash u ul sërish në stol, pasi për të bëhet fjalë për një dopio-tërheqje në kofshën e majtë, ndaj në pritje të analizave specifike, është e sigurt se për ndeshjet e Shqipërisë në datat 24 dhe 29 shtator nuk do të jetë në dispozicion.

Dhe ndërkohë, dje paraditeka ardhur lajmi edhe i dëmtimit të Elseid Hysajt. Mbrojtësi anësor i Lacios ka pësuar një tronditje të rëndë në kraharor, por ekziston frika e frakturës sëndonjë brinje, prandaj edhe titullari i Edi Rejës ka pak shansepër të luajtur në dy ndeshjet efundit të Ligës së Kombeve.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×