Aksidenti i rëndë në aksin “Qafë Thanë- Strugë” bllokoi rrugën prej 30 dhjetorit, hapet sot pika kufitare e Qafë Thanës

Hapet sot pas disa ditësh, pika kufitare e Qafë Thanës, e cila u mbyll si pasojë e bllokimit të aksit “Qafë Thanë- Strugë” nga aksidenti i rëndë i datës 30 dhjetor, ku një autobot me gaz u rrëzua.

Sic njofton për BW, gazetarja e News24 Lorena Kodra, autoboti është hequr tashmë nga rruga.

Aksidenti ndodhi dy ditë më parë dhe pavarësisht përpjekjeve, është arritur të hiqet këtë pasdite ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare.

Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×