Turneu UEFA Development U15 për vajza / Shqipëria luan ndeshjen e dytë me Rumaninë

Shqipëria U15 e vajzave ka luajtur ndeshjen e dytë në “UEFA Development Women’s U15 Tournament”, teksa është mundur nga Rumania U15 me rezultatin 2-12.

Trajnerja Rabie Tota e nisi sfidën me këtë formacion: Grea Tula, Enxhi Xhyra, Rajla Grembi, Hera Guda, Klea Selmani, Rukena Demushi (C), Perla Kallanxhi, Estela Gjoni, Glorja Kupe, Anila Sherri dhe Amelia Simaku.

Ndeshja nisi mirë për Rumaninë, që arriti të shënonte që në minutën e tretë me Daria Simion. Më pas, skuadra kuqezi tentoi disa herë të ndryshonte rrjedhën e lojës, por pa sukses. Në nisjen e pjesës së dytë, Szekely shënoi golin e dytë për vajzat rumune, ndërsa situata u vështirësua për Shqipërinë pas daljes me karton të kuq të Shoshës.

Pavarësisht se mbeti me një lojtare më pak, Shqipëria arriti të shënonte me Amelia Simakun. Megjithatë, Rumania shfrytëzoi epërsinë numerike dhe realizoi golin e tretë me Suteun.

Futbollistet e aktivizuara nga stoli patën një ndikim të rëndësishëm në lojën e Rumanisë, me Crăciunaș e cila shënoi një here dhe Baidoc me dy gola, që kontribuuan në thellimin e rezultatit. Ndërkohë, Barbu realizoi pesë gola në këtë sfidë. Për Shqipërinë shënoi edhe Estela Gjoni, por ndeshja përfundoi me rezultatin e thellë 2-12 në favor të Rumanisë.

Në ndeshjen tjetër të turneut, Letonia dhe Irlanda e Veriut barazuan 1-1. Turneu do të mbyllet të dielën, kur Rumania do të përballet me Letoninë për vendin e parë, ndërsa Shqipëria do të luajë kundër Irlandës së Veriut.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×