Lehonën e burgosën për një gjobë, për foshnjën e porsalindur kujdeset gjyshja e moshuar. Historia e dhimbshme e Neldjonit

Whatsapp Image 2023 03 16 At 16.53.50

Gjyshja dhe babai janë të vetmit që i kanë mbetur pranë dhe kujdesen për Neldjonin, nënën e të cilit e burgosën vetëm 8 ditë pasi e solli atë në jetë. Të qarat e vogëlushit janë më të shpeshta pasi duket se e ndjen mungesën e ngrohtësisë dhe përkujdesjes së nënës, njeriut për të cilin ka me tepër nevojë në momentet e para të jetës.

Mosha ia bën të vështirë gjyshe Zyfes të kujdeset për nipin e saj, megjithatë ajo përpiqet pafund që të voglit të mos i mungoje asgjë. Këto ditë janë të vështira për të gjithë familjen, e sidomos për babanë e foshnjës, Naimin, i cili po mban mbi shpatulla edhe peshën që e shoqja ndodhet pas hekurave.

Familja Bahçja jeton në kushte të mjerueshme në fshatin Drisht të Postribës në Shkodër. Të vetmet të ardhura janë ato të djalit të shtëpisë, i cili jo gjithmonë gjen punë. Liria e bashkëshortes është ajo që ka më tepër rëndësi për Naimin.

Diana Bahçja u arrestua nga policia e Shkodrës pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i kishte vendosur një gjobë prej 250 mijë lekësh që ia konvertoi me 50 ditë burg për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë. Avokatët mbrojtës depozituan kërkesë në gjykatën e Tiranës për lirimin e menjëhershëm të 25-vjeçares minimalisht deri sa foshnja të mbushë 1 vjeç, ashtu siç edhe ligji e parashikon.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×