Festat e fundvitit duket se po bashkojnë Partinë Demokratike, duke i bërë bashkë në një tryezë miqësore.
Siç konfirmoi për BalkanWeb edhe gazetari Osman Stafa, ishte një ftesë nga deputeti i PD, Xhelal Mziu, të cilës iu përgjigjën pozitivisht PD e Sali Berishës si dhe një pjesë e grupit të Enkelejd Alibeajt.
Deputetja Jorida Tabaku ka ndarë disa foto nga kjo drekë, me mbishkrimin: Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng!