Sot, në orën 15:00, në stadiumin”Niko Dovana” të Durrësit, pas 19 vitesh do të luhet një ndeshje evlefshme për Kategorinë Superiore mes Erzenit dhe Teutës.
Kjo sfidë ka disa të veçanta dhe pritet me shumë interes.
Së pari, trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani, do të sfidojë për herë të parë skuadrën e tij të zemrës, ku u rrit, zhvilloi karrierën si futbollist dhe fitoi titullin kampion në vitin 1994 si portier i Teutës.
Një tjetër fakt interesant se sot do të jetë një duel trajnerësh nga Durrësi.
Ndërkohë, ndryshe nga derbet e tjera në vendin tonë, tifozëritë e këtyre dy skuadrave nuk kanë asnjë dozë urrejtjeje ndaj njëra-tjetrës dhe ndeshjen e sotme do ta shohin së bashku, si të ishte një vëllazërore.
Në të shkuarën, tifozët e Erzenit kanë mbështetur Teutën në stadium.
Këto dy skuadra janë ndeshur 8 herë në total.
Durrsakët kanë fituar 4 herë, kundrejt 2 triumfeve të shijakasve, teksa 2 sfidat e tjera janë mbyllur në paqe.
RONALD FAJA – Arena e Lajmit
