I “harruar” nga Sylvinho, Mehmeti vlen më shumë se lojtari më i mirë i kombëtares

I harruar nga Sylvinho, por Anis Mehmeti vijon të jetë sensacion. Sulmuesi shqiptar u transferua nga Bristol City tek Ipsëich dhe po përshtatet menjëherë në ekipin e ri të Championship.

Pas përformancave gjithnjë e në rritje, vlera e tij ka kaluar nga 10 milionë euro në 14 milionë euro. Madje, Mehmeti vlen më shumë se Asllani (13 milionë euro), i cili shihej si lojtari më i mirë i kombëtares.

Anis Mehmeti në 6 ndeshjet e para me Ipsëichin numëron 2 gola dhe një asist. Nëse vazhdon me këto paraqitje, nuk do jetë e largët dita kur lojtarin kuqezi mund ta shikojmë në ndonjë ekip të madh.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×