Lëvizte me pushkë automatike në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Cërrik

Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Cërrik, pasi u kap duke transportuar një pushkë automatike në automjetin që drejtonte.

Në pranga ka rënë shtetasi Fluert Muco, ndërsa pasagjeri, gjithashtu 22 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Policia bën me dije se operacioni i koduar “Mesnata” u zhvillua pas informacioneve operative se një person lëvizte i armatosur gjatë orëve të natës, në lagjen nr. 3 të Cërrikut.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, në bagazh u gjet një pushkë automatike, që dyshohet se mbahej pa leje nga drejtuesi i mjetit. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik të 22-vjeçarit, iu gjetën edhe fishekë luftarakë.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan arma e zjarrit, 15 fishekë, automjeti dhe dy telefona celularë.

Sipas policisë, pasagjeri, shtetasi R. B., dyshohet se kishte dijeni për armën dhe nuk e kishte kallëzuar këtë veprimtari të kundërligjshme.

Të dy të rinjtë janë banues në Pogradec. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×