Ilir Beqaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ish-minsitri ofron 2 mln lekë garanci pasurore

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Beqaj ka ofruar një garanci pasurore prej 2 milionë lekësh, si alternativë për ndryshimin e masës së sigurisë. Në kërkesën e tij, ish-ministri i ka lënë gjithashtu në vlerësim gjykatës edhe mundësinë e përcaktimit të një shume tjetër, nëse kjo e fundit e çmon të arsyeshme.

Kjo nuk është hera e parë që Beqaj kërkon zbutjen e masës së sigurisë. Ai i është drejtuar disa herë gjykatës me kërkesa për ndryshimin e saj, por deri më tani ato janë refuzuar.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×