Shkëlqimi i Rafael Leaos në derbin ndaj Interit, ka bërë që mediat italiane po argumentojnë se “nëse Grilisht vlen 117 milionë euro, atëherë sulmuesi i Milanit vlen 400 milionë euro”.
Portugezi sapo mbushi 23 vjeç në qershor dhe ka një klauzolë lirimi me vlerë 150 milionë euro në kontratën e tij, ndërkohë që përformanca e tij po i magjeps të gjithë.
Eksperti i RaiSport, Francesco Repice, komentoi pas derbit, duke deklaruar: “Nëse Xhek Grilish vlen 117 milionë euro, atëherë sulmuesi i Milanit duhet të jetë gati në vlerën 400 milionë euro!”.
Arena e Lajmit
