Berisha hap fushatën për këshilltarë bashkiakë: I bëj thirrje simpatizantëve, shoqërisë civile të garojnë. Hapja, konstantja e PD

Whatsapp Image 2023 01 13 At 12.31.17

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpallur sot fushatën për këshilltarë bashkiakë, ku fton qytetarët që të marrin pjesë dhe të shprehin interesin.

Ai thekoi se konstantja e PD-së është hapja e partisë.

“Opozita shpall fushatën për këshilltarët. Tani ne hyjmë në fazën e përzgjedhjes të këshilltarëve. Do të ketë një përqindje të caktuar nga shoqëria civile. Hapja është konstantja e PD. Ndaj edhe këshilltarë, parlamentarë të qytetarëve s’do jenë vetëm partiakët, anëtarë të PD, por do jenë dhe simpatizantët, shoqëria civile, njerëz që kanë mbrojtur kauza të drejta qytetare. I inkurajoj ata që të paraqesin kandidaturat e tyre për parlamentarë të qeverisjes vendore lokale. Ju bëj thirrje strukturave të PD në propozim të statutit, që të përfshijnë personalitete të shquara nga shoqëria civile.”, tha Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët.
Arena e Lajmit

Berisha hap fushatën për këshilltarë bashkiakë: I bëj thirrje simpatizantëve, shoqërisë civile të garojnë. Hapja, konstantja e PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook