Toni Kros, gjatë intervistës së tij për “OMR”, ka folur dhe për ishshokun e skuadrës, Kristiano Ronaldo, tashmë pjesë e Junajtidit në Premier.
Gjermani e ka cilësuar një punëtor të lindur portugezin. “Ronaldo e shpenzon kohën më të madhe të ditës duke punuar. Ai është një kafshë pune, sepse ai e di se për të arritur në majë duhet të jesh i tillë”, tha Kros.
Në fund një batutë për Botërorin në Katar: “Mos e gjeni gabimin në vitin 2022, u bë 10 vjet më parë”.
Arena e Lajmit