Shkrumbohet ‘Benzi’ në Tiranë, tymi përfshin zonën, pamjet nga vendi i ngjarjes

Tirane

Merr flakë një automjet një Tiranë. “BalkanWeb” mëson se shkak është bërë një defektet teknik, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet automjeti është përfshirë totalisht nga zjarri.

Bëhet fjalë për një automjet tip ‘Benz’, dhe në momentin që ka marrë flakë makina, fatmirësisht shoferi E. Ll. ka arritur të dalë në kohën e duhur.

Sakaq ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 31.03.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ll.

Automjeti është blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×