Elon Musk bie sërish nga froni i njeriut më të pasur në botë, kush është miliarderi që i zuri vendin

82e74f89-a326-491e-8bb7-e4c314316ea7

Elon Musk është rrëzuar zyrtarisht nga froni si personi më i pasur në botë. Ai nuk kryeson më listën vjetore të “Listës së Miliarderëve të Botës” të Forbes.

Shefi i Tesla-s dhe Twitter-it tani është miliarderi i dytë më i pasur, me një pasuri prej 180 miliardë dollarësh, që është 39 miliardë dollarë më pak se një vit më parë.

Vendin e parë e mban Bernard Arnault, kryetari i gjigantit francez të mallrave luksoze LVMH.

Pasuria e tij neto u rrit më shumë se 50 miliardë dollarë vitin e kaluar në 211 miliardë dollarë.

Kujtojmë që Arnault mbante fronin por u rrëzua nga Elon Musk pak muaj më parë dhe renditja ka ndryshuar sërish, me miliarderin e LVMH që është rikthyer në krye të listës.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos humbi shumën më të madhe të parave nga çdo miliarder në listë (57 miliardë dollarë), duke e rënë nga vendi i dytë në të tretë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×