
Mark Samson, ish-i dashuri i Ilaria Sulës, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali.
Vendimi u shpall nga Gjykata e Krimeve, pas rreth tri orësh diskutimesh në dhomën e këshillimit, në sallën e sigurisë së lartë të burgut Rebibbia.
24-vjeçari u shpall fajtor për vrasje me dashje, të rënduar nga paramendimi, motivet e dobëta dhe marrëdhënia sentimentale me viktimën. Ai akuzohet gjithashtu për fshehjen e kufomës.
Samson, i përfaqësuar nga avokatët Paolo Foti dhe Alessandro Pillito, nuk ishte i pranishëm në momentin e leximit të vendimit.
Pas shpalljes së dënimit, prindërit e Ilaria Sulës, Flamur dhe Gëzime Sula, shprehën dhimbjen për humbjen e vajzës së tyre, duke theksuar se vendimi i gjykatës nuk mund ta zhbëjë tragjedinë.
“Drejtësia u vu në vend, por asnjë vendim gjykate nuk do të na e kthejë vajzën tonë”, deklaruan ata për mediat.
Familja Sula u përfaqësua në proces nga avokati Giuseppe Sforza.
Dënimi me burgim të përjetshëm shënon një moment të rëndësishëm në procesin gjyqësor për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, një ngjarje që tronditi opinionin publik në Itali dhe Shqipëri.
and then