3 asiste me Trabzonspor, Muçi: Jemi një skuadër shumë e rrezikshme, kam besim

Pasi dhuroi 3 assiste ndaj Rizespor, sulmuesi kuqezi i Trabzonspor, Ernest Muçi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Mund të them se nuk kishim një start të mirë, por në pjesën e dytë, ne treguam një reagim shumë të mirë. Nuk më kujtohet me saktësi, për brenda 15 minutash ne treguam se jemi një skuadër me të vërtetë e rrezikshme. Ne barazuam dhe pastaj në shënuam golin e fitores. Kjo tregon se ne duhet të nisim çdo ndeshje me seriozitet dhe të luajmë me të njëjtin seriozitet.

Tre asistet? Ne kemi lojtarë me shumë cilësi përpara. kjo i bën gjërat më të lehta për ne. Ne jemi një skuadër me aftësi të mëdha sulmuese. Besimi im te shokët e skuadrës është i rëndësishëm për të kthyer pasimet në asiste. Gjëja e rëndësishme është të besojmë me të vërtetë dhe ta dimë se mund ta arrijmë. të luash me lojtarë të një cilësie kaq të lartë e kërkon një gjë të tillë”, tha Muçi pas ndeshjes.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×