Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai në Belgjikë/ Dyshohet se grupi i tij trafikoi 50 ton kokainë

Eldi Dizdari i njohur edhe si Denis Matoshi është ekstraduar nga Dubai drejt Belgjikës. Sipas mediave belge, ai është në qeli. Dizdari kishte marrë një dënim me dhjetë vjet burg në Antwerp.

Sipas mediave belge, Eldi Dizdari ishte arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth dy vite më parë, pas një kërkese të autoriteteve belge për ekstradimin e tij.

Të mërkurën ai u nis me avion nga Emiratet dhe disa orë më vonë mbërriti në aeroportin ushtarak të Melsbroek, nga ku u transferua menjëherë në një burg belg.

Gjithashtu nënvizohet se Dizdari është dënuar këtë vit nga gjykata e Antwerp-it me 10 vite burg dhe 80 mijë euro gjobë, për rolin e tij në transportet e drogës në dosjen e njohur si “Yaramis”.

Gjykata ka vendosur gjithashtu konfiskimin e një përfitimi kriminal prej 7.5 milionë eurosh, që i atribuohet atij.

Ai njihet edhe me pseudonimin “Alduth”. Grupi ku bënte pjesë Dizdari dhe Dritan Gjika është goditur nga SPAK pasi dyshohet se ka transportuar të paktën 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×