
Arsenali merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Nottingham Forest me rezultatin minimal 1-0 dhe duke mbajtur gjallë garën për kreun e Premier League. Në sfidën e zhvilluar në “City Ground”, skuadra e Mikel Artetës hasi vështirësi për të gjetur hapësira, por arriti të zhbllokonte takimin në minutën e 80-të. Ishte Madueke ai që shënoi golin vendimtar, pas një devijimi të Cunhas, duke i dhuruar tri pikë të çmuara skuadrës londineze. Me këtë sukses, Arsenali afrohet në vetëm tri pikë nga Manchester City kryesues.
Ndërkohë, vazhdon momenti i vështirë për Manchester United, që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Leeds United. “Djajtë e Kuq” kaluan në avantazh në minutën e 35-të, kur Mbeumo përfitoi nga krosimi i Tielemans dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë me të majtën. Leeds reagoi në pjesën e dytë dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 51-të, me Calvert-Lewin, i cili shfrytëzoi një devijim me kokë pas goditjes nga këndi. Në minutat e mbetura, Manchester United tentoi të rikthente avantazhin, por pa sukses, duke u larguar me vetëm një pikë. Pas këtij rezultati, Leeds ngjitet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa United shkon në shtatë pikë dhe vijon të kërkojë një reagim për të dalë nga kriza e rezultateve.
and then