Bundesliga/ Bayern “ngec” ndaj Augsburg, Neuer bën gafën e vitit

Bayern Munich barazoi 2-2 ndaj Augsburg, në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Bundesligës, duke mos përfituar nga hapi fals i kryesuesëve të Borussia Dortmund. Menjëherë sapo nisi ndeshja dhe në topin e kthyer mbrapsht drejt Manuel Neuer, portieri gjerman gaboi rëndë dhe pa topin e goditur nga Robin Fellhauer që përfundoi në rrjetë, pas vetëm 6 sekondash lojë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Augsburg. Bayern barazoi shifrat në minutën e 55-të, me Ismael Saibari. Në minutën e 64-të, Augsburg gjen sërish avantazhin, kur Rodrigo Ribeiro ktheu në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja fillestare e Neuer.

Në minutën e 80-të, Bayern baarazon shifrat me transferimin tjetër të verës, Nathaniel Brown, i cili gjeti golin, pas asistit të Harry Kane, i dyti për këtë takim. Në minutën e 84-të, Bayern iu afrua golit të tretë, por Serge Gnabry ishte i pafat, pasi goditja e tij u përplas në shtyllë. Në minutat e fundit shtesë, Bayern gjeti golin me Serge Gnabry, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Rezultati final 2-2.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×